×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas pak pritet të vijnë rreth 5000 vaksina antiCOVID në Kosovë

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 18:09

    4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 pritet që pas orës 18:00 të arrijnë në Kosovë.


    Vaksinat janë nisur për Kosovë teksa për pritjen e tyre nuk do të ketë ndonjë ceremoni.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Arbresha Uka teksa po qëndron pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend ka mësuar se gjatë muajve në vazhdim do të vijnë edhe kontingjente tjera me vaksina kundër COVID-19.

    Uka nga komunikimi me IKSHPK-në konfirmon se me këtë kontingjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohet me kontingjentin e parë dhe kategoritë tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!