Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka hyrë në objektin e Qeverisë ku ka nisur takimi i ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar rreth coronavirusit.
Para saj në këtë takim ka hyrë Memli Krasniqi nga PDK-ja e po ashtu edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
LDK-ja ndërkaq, ka refuzuar këtë ftesë të Kurtit dhe Vjosa Osmani rezulton se ka shkuar pa dakordim me partinë, ani pse ftesa ishte për kreun e partisë.
Sidoqoftë, takimin e Kurti e ka refuzuar edhe AAK-ja, ndërkaq NISMA nuk është përgjigjur ende./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.