×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Pas raportit të DASH për Klimën e Investimeve, Klubi i Biznesit kërkon adresimin urgjent të gjetjeve

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 13:56

    Raporti i sapo publikuar i Departamentit Amerikan të Shtetit adreson disa çështje të cilat po e ndikojnë negativisht klimën e investimeve në Kosovë, thotë Klubi i Biznesit. 

    Mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko – privat, ndërhyrjet në gjyqësor, politikat tekanjoze, dhe vendimet e shpejta dhe të pankonsultuara, siç përmenden në raport, janë çështje të ngritura edhe nga Klubi i Biznesit dhe siç edhe thuhet në raportin e DASH, këto dërgojnë mesazhe negative të investitorët.

    Kosova, për të arritur rritjen e dëshiruar dhe të mundura ekonomike ka nevojë për një klimë të favorshme si për investitorë të huaj ashtu edhe vendorë dhe qeveria duhet ta bëj të pamundurën që të qojë mesazhe pozitive të secili investitor që mund të jetë potencial për Kosovën. Gjetjet e theksuara në këtë raport, fatkeqsisht e bëjnë të kundërtën, dhe këto gjetje duhet të adresohen urgjentisht.

    Raportet ndërkombëtare si ky i DASH, janë pika referente kryesore se si shihet Kosova nga jashtë. Rekomandimet dhe gjetjet e këtyre raporteve do të duhej të merreshin si një platformë serioze për përmirësim dhe adoptim të politikava ekonomike në favor të një ekonomie të lirë të tregut.

    Klubi I Biznesit është organizatë që synon thellimin e bashkpunimit vendor dhe ndërkombëtar, për një mjedis të favorshëm të biznesit, zhvillimit ekonomik, dhe mirëqënies shoqërore. Anëtarët themeltarë të Klubit të Biznesit janë korporatat Albaqeramika, Buçaj, Devolli Group, HIB Petrol, Viva Fresh dhe Harcu. Ndërsa anëtarësia e rregull tanimë është zgjeruar edhe përtej Kosovës në vende si Zvicra, Britania e Madhe, Slovakia etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!