×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas stories së Reporterit për kafenenë e mbyllur në Gjilan, kjo është thirrja e nënkryetarit të Komunës

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 23:07

    Rrëfimi i pronarit të një kafeneje në Gjilan, i cili u detyra ta mbyllë pas 7 viteve biznesin e tij, shkaku i pa përballimit të qirasë mujore për lokal, në periudhën e pandemisë, ka nxitur një reagim edhe të nënkryetarit të kësaj komune. Për rastin ka raportuar sonte Gazeta Online ‘Reporteri.net’, që solli edhe rrëfimin e Lulzim Ahmetit.


    Nënkryetari i Gjilanit, Arber Ismajli, thotë se është prekur nga lajmi për mbylljen e një prej kafeneve më të njohura në këtë qytet.

    Ai ka bërë thirrje tek qiradhënësit që të kenë konsideratë për qiramarrësit e tyre, e që sipas tij “të sakrifikohen” këto ditë për të ndihmur bizneset.

    “Shembulli i mbylljes së kafiterisë “Corner”, ka bërë që të humbasin fatkeqësisht, qiramarrësi, por, edhe qiradhënësi, dhe, medoemos, kjo flet shumë se duhet të gjeni mundësi e zgjidhje për operim, duke u sakrifikuar edhe nga përfitimi i qirasë mujore”, shkruan ai në facebook, derisa ndan rrëfimin për Reporterin të pronarit Lulzim Ahmeti.

    Ndryshe, kafeteria në qendër të qytetit të Gjilanit, me emrin ‘Corner’, është mbyllur përfundimisht sot.

    Pronari i saj Lulzim Ahmeti, rrëfeu të martën për Reporteri.net se nëse për disa muaj qëndroi e tillë sepse kishte urdhër nga shteti që të mbyllej, sot e mbyllë sepse nga masat për pandeminë, nuk ka pasur qarkullim të parasë, nuk i është ofruar më zbritje e qirasë, kishte katër punëtorë që duhet të paguante dhe obligime kreditore. Kësisoj, Ahmeti nuk mund të përballonte humbjet dhe ka vendosur ta mbyllë lokalin dhe të mos mendojë më ta hapë.

    Pasojat e pandemisë në ekonomi – pas 7 vjetësh detyrohet ta mbyllë kafenenë në qendër të Gjilanit

    Ky është reagimi i plotë i nënkryetarit Arber Ismajli:

    Të dashur qytetarë,

    Është lajm jashtëzakonisht i dhimbshëm, mbyllja e kafiterisë ‘Corner’, në qendër të qytetit të Gjilanit, nga pamundësia financiare për ta paguar qiranë mujore.

    Ju lutem, të gjithë qiramarrësve, që të sakrifikoheni këto ditë, dhe, t’ia mundësoni jetëgjatësinë bizneseve të qytetarëve tanë, ngase, lirimi nga qiradhënia, ia mundëson operimin dhe zhvillimin e bizneseve, dhe, rrjedhimisht, edhe ia shtonë edhe jetëgjatësinë tuaj për qiramarrje në periudhë kohore më të gjatë.

    Shembulli i mbylljes së kafiterisë “Corner”, ka bërë që të humbasin fatkeqësisht, qiramarrësi, por, edhe qiradhënësi, dhe, medoemos, kjo flet shumë se duhet të gjeni mundësi e zgjidhje për operim, duke u sakrifikuar edhe nga përfitimi i qirasë mujore.

    Të mobilizohemi bashkërisht, në mënyrë që ta mbrojmë e ta ruajmë njëri-tjetrin në këto ditë pandemike. Ekzistenca e bizneseve tona, varet nga vetë-menaxhimi dhe sakrifica jonë e përbashkët.

    #bashkeiadalim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!