Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të mbajë konferencë për media, njofton Zyra e BE’së në Kosovë.
Këtë konferencë, Lajcak do ta mbajë sot në ora 12:30 në oborrin e Zyrës së BE’së në Prishtinë.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do të mbajë sot një konferencë për shtyp sot, më 18 qershor 2020, ora 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE’së.
Diplomati sllovak ka arritur para dy ditësh në Kosovë, nga Zvicra me një aeroplan të ushtrisë zvicerane.
Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendint, Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.