×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas therjes së mësueses, policia rritë patrullimet në shkolla

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 17:57

    Një mësuese në shkollën “7 marsi” në Prishtinë para pak ditësh ra viktimë e një sulmi me thikë.


    E ky nuk është rasti i vetëm që ditëve të fundit ka ndodhur në shkollat e Kosovës, e ku është përdorur dhunë.

    Në lidhje me këto raste, në ditët në vijim do të ketë shtim të patrullave nëpër shkollat e Kosovës.

    Këtë të ditur e ka bërë ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, i cili ka thënë se më pas do të formohet edhe një Taskë- Forcë.

    Ky është postimi i ministrit Mustafa:

    Pas rasteve të dhunës në disa shkolla kohëve të fundit, bashkë me minisrin Bytyqi, u dakorduam që të këtë një shtim të patrullave policore në shkolla deri në përfundim të këtij viti shkollor, ndërsa pas përfundimit do të krijohet Task-Forca për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.

    Gjithashtu në këtë takim u dakorduam që drejtorët e shkollave të bashkëpunojnë ngushtë dhe të raportojnë të gjitha incidentet në Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!