×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, a është i mundur arresti shtëpiak për ish-krerët e UÇK-së?

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 22:32

    Njohësit e punës së Gjykatës Speciale thonë se tani është i mundur që Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të gjykohen nga arresti shtëpiak.

    Ish-liderët e UÇK-së që po mbahen nën arrest në Hagë vazhdimisht kanë kërkuar që të gjykohen duke qenë në arresti shtëpiak.

    Një gjë e tillë është kundërshtuar vazhdimisht nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Giu.

    Mirëpo paneli i Gjykatës së Apelit i dha të drejtë mbrojtjes së Kadi Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    “Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”.

    Avokati Artan Qerkini aprovimin e kërkesës së mbrojtjes e sheh shumë normale.

    “Ai thotë se pas këtij vendimi të gjykatës, arresti shtëpiak është shumë i mundshëm…Duhet që gjyqtari i procedurës paraprake të bëjë një kërkesë specifike nga Policia e Kosovë se a është ajo në gjendje të zbatojë ato kushte që vendos gjyqtari i procedurës paraprake nëse ai vendos që masën e arrestimit të zëvendësojë me arrest shtëpiak”, tha ai për RTV Dukagjinin.

    Refuzimin e kërkesave për t’u gjykuar nga arresti shtëpiak, ky panel e ka cilësuar të pa arsyeshëm.

    Në lidhje me këtë temë ka qenë e pamundshme një përgjigje nga Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!