×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasaporta e Kosovës nga më të dobëtat në botë, pas nesh vende si Siria e Bangladeshi

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 15:09

    Pasaporta e Kosovës vazhdon të mbetet një prej më të dobëtave në botë.


    Indeksi i Pasaportave Henley ka bërë renditjen globale të pasaportave të vendeve sipas lirisë së udhëtimit pa viza të qytetarëve të tyre, shkruan Reporteri.net.

    Pasaporta e Kosovës renditet e 152-ta. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 14 vende.

    Për vitin 2021, Japonia rezulton shtetit më i fuqishëm, qytetarët e të cilës mund të udhëtojnë pa viza në 191 destinacione. Shqipëria është e renditur në vendin e 52-të me 114 destinacione pa vizë.

    Pasaporta serbe rezulton të jetë më e fuqishmja në Ballkan për nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Serbia renditet në vendin e 38-të, ku udhëtimit lejohet pa vizë edhe në Kinë, Rusi apo Japoni, vende të cilat shqiptarët s’mund t’i vizitojnë pa vizë/ /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!