Deputeti Behgjet Pacolli ka bërë dy postime të njëpasnjëshme ku thotë se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë, edhe pasi u ka dëshmuar se është i izoluar në Zvicër që dy muaj dhe se u ka dokumentuar këtë.
Në një shkrim tjetër në rrjete sociale, Pacolli ka bërë të ditur se i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinë.
Ai ka thënë se anulimi i lejes për uljen e aeroplanit të tij në aeroportin e Prishtinës është privim i të drejtës së tij për të lëvizur, shkruan Reporteri.
“Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163313113885153?__xts__%5B0%5D=68.ARBClXB06F72QE2HefQhzg4HRUZODdoJ_djejr2AdFr1aPxqc-PFQ12c2kJVyNbpIFfr-LXKNlnFtEulsDkUpB0SzSl_irdcmfZYRMwYAJPfgRlWQibFvpMTlxPR4oAmCfq0na5MydbMYImEUqINX3xB50DQ9tS8EQ55VRuLDt-RStZr5F67uDeSMFGf07k0TZMoC2SKFlpoAXmNVF1yHzoPX4Wgcz7qEUixQmZZ_5DvtReB4TVV6C3lOAhFuHg5WDzMJAoXlTnBqRxczKHkIWBOrzf0qpGrIRsGnD7blMrprTL_7wfwguQsBN3-uqR0vBFj1rgzM5KZLC6d&__tn__=-R
Kujtojmë se në një postim paraprak, Pacolli akuzoi Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke thënë se këtë pengesë po ia bën një qeveri që ai e ka votuar, pa votuar rrëzimin e saj më parë. Madje, deputeti Pacolli e quajti si diktaturë qeverisjen e Kurtit./Reporteri.net