Ende nuk është vendosur asnjë gur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Madje, kjo çështje, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, mund të përfundojë në gjykatë nëse nuk ka pajtueshmëri mes komisionit të përbashkët.
Haradinaj i ka quajtur rrenacakë ata që kanë thënë se është falur tokë në Çakorr.Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës, me një të votë, ka votuar tri dokumente për këtë çështje.
Kryeministri ka thënë se kur liderët përçahen për çështje të atdheut, fitues del armiku. Haradinaj, këto komente i bëri derisa po merrte pjesë në akademinë përkujtimore për 22 dëshmorët e Brigadës 136 Rugova, në Pejë. Aty u tha se formimi i Brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i Dukagjinit ka hyrë seriozisht në luftën për liri.
Ndërsa Ramush Haradinaj është parë më pas i shoqëruar nga ish-ministri i Minierave Ethem Çeku dhe pjesëtarë të AAK-së në Pejë në një ndejë në natyrë të hapur në Bjeshkët e Pejës. Fotot janë publikuar nga Çeku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.