×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi një person nga Prizreni u konfirmua me koronavirus, flet kryetari Haskuka

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 22:27

    Edhe Prizreni është një nga komunat e prekura me koronavirus.


    Një banor i fshatit Korishë, i moshës rreth 26 vjeçare pasi është kthyer nga Londra së bashku me të fejuarën e tij nga qyteti i Obliqit janë infektuar me koronavirus.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë për Reporteri.net se ky është rasti i parë dhe se i riu nuk ka pasur kontakt me persona nga Prizreni apo vendlindja e tij, pasi në Aeroportin e Prishtinës është dale pozitiv me koronavirus.

    “Rasti është idenfikuar në Aeroportin e Prishtinës, nga fluturimi që ka ardh nga Londra, pasi personi nuk ka qenë as në Prizren e as në fshatin Korishë nga e ka prejardhjen. Nuk ka pasur nevojë për karantinë e as për vetizolim. I riu është në QKUK bashkë me të fejuarën e tij nga Obiliqi”, ka deklaruar Haskuka për Reporteri.net.

    Ai thotë se si komunë e Prizrenit kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi, dhe se kanë dalë negative të gjitha rastet e dyshuara për koronavirus.

    “Të gjitha rastet kanë dale negative. Në Prizren kemi marrë masat, kemi krijuar shtabin, jemi duke punuar me staf të reduktuar, bizneset janë duke respektuar vendimet”, thotë ai.
    Ai thotë se aktualisht kanë pajisje mbrojtëse mjaftueshëm.

    “Kemi blerë vet më herët dhe do na kanë dhënë prej qeverisë, po presim që të furnizohemi prapë, por nuk kemi problem me materiale”, tha ai.

    Haskuka ka një apel për të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe rrethinës që jetojnë në shtete të ndryshme e që kanë ardhë ditët e fundit në vendlindjen e tyre, që të mos kontaktojnë me njerëz dhe të lajmërohen në numrin e vendosur nga komuna nëse kanë nevojë për kontrolle. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!