Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës ka reaguar pas sulmeve që i ka marr gjatë ditës së sotme nga Qeveria në detyrë, pasi ky i fundit në emër të LDK-së kishte refuzuar ftesën e Kurtit.
Përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se po të kuptohej ajo çfarë ka thënë ky i fundit do të fillonte një debat argumentues e nuk do të sulmohej, shkruan Reporteri.net
“Po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit”, ka shkruar Hoti.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.