×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi shtrenjtoi sigurimin e veturave për 26%, BQK organizon mbrëmje në një nga hotelet më të shtrenjta

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 12:00

    Ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind.


    Primi për sigurimin e veturës 1.8 (centimetër kub) që ka qenë 130 euro, kurse me rritje të çmimit është 164,62 euro ose 34.62 euro më shumë se që ishte deri para datës një nëntor.

    Por menjëherë pas vendimit për varfërimin e kosovarëve, menaxhmenti i Bankës Qendrore të Kosovës, do të organizojë një mbrëmje luksoze në një prej hoteleve më të shtrenjta në Prishtinë ku do festojë 20 vjetorin e themelimit, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë festë do të këndojë tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ndërsa pritet të ketë edhe mysafirë nga politika.

    Festa është quajtur gala mbrëmje e organizuar vetëm për stafin menaxhues që kanë paga shumë të larta.

    Ndaj vendimit të BQK-së, grupi “Merakli të kerreve”, ka njoftuar se të premten e kësaj jave dp të mbajë një protestë para objektit të BQK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!