Mbrëmë policia e Drenasit ka arrestuar Mulla Osman Musliu, imamin e njohur të Drenicës.
Mulla Osmani është arrestuar pas sulmit fizik ndaj një punëtorë të Bashkësisë Islame në Drenas.
Mirëpo, Mulla Osman Musliu pas lirimit nga masa e arrestit ka thënë se ai është sulmuar fizikisht nga Eset Bajraktari, sekretari i BIK-ut në Drenas.
“Sekretari me ka sulmuar mua, jo unë atë dhe të dytë kemi qenë në mbajtje. Unë vetëm jam vetëmbrojtur. Nëse del ndryshe siç po them, unë jam përgjegjësi”, ka thënë Osmani.
Tutje ai ka mohuar që ta ketë thyer me dhunë një derë në zyren e BIK-ut, duke thënë se ai nuk e ka uzupuar zyrën.
“Unë jam ai që e ka ndërtuar atë objekt, prandaj nuk mund të jem uzurpator”, ka theksuar tutje Osmani.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e dy personave pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, shkruan Ballkani.info.
“Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime të dukshme si dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që pas intervistimit të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes në Drenas për 48 orë”, thekson policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.