×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 19:37

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se do ta ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, për shkak të mos pagesës së borxhit nga ana e Komunës në vlerë 2.7 milionë euro, shkruan Reporteri.net. 

    Në njoftim thuhet se për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura.

    “Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve. PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!