Në Bruksel theksojnë se politika kombëtare e ndjekur nga Borel si kreu i diplomacisë spanjolle nuk mund të jetë e njëanshme lidhur çështjen e Kosovës.
Të hënën, shefi i emëruar i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, do të përgjigjet në një seri pyetjesh nga eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili do të marrë në konsideratë gatishmërinë e tij për të marrë një nga funksionet më të rëndësishme të BE-së, eurodeputetët pritet t’i kërkojnë atij të komentojë lidhur me dialogu Kosovë-Serbi.
Gjatë seancës dëgjimore tre-orëshe, ish-ministri i Jashtëm spanjoll do të pyetet për planet kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, domethënë vazhdimin e dialogut mes vendeve, transmeton lajmi.net.
E gjithë kjo është treguar burimet brenda Parlamentin Evropian për Tanjug.
Nëse merret parasysh drita jeshile e Parlamentit Evropian, Borrell ndër të tjera do të marrë rolin e ndërmjetësit kryesor të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.
Me zgjedhjen e Josep Borreil si Ministër i Jashtëm i BE-së, procesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për herë të parë do të merret një ndërmjetës që vjen nga një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Fakti është se, megjithëse është me origjinë nga Katalonja, Josep Borrell konsiderohet kundërshtari më i zëshëm i separatizmit, i cili kërkon të ndajë Kataloninë nga Spanja.
Në Bruksel theksojnë se politika kombëtare e ndjekur nga Borel si kreu i diplomacisë spanjolle nuk mund të jetë e njëanshme lidhur çështjen e Kosovës.
Ndryshe, ai do të zë vendin e Federica Mogherinit nga 1 nëntori.