×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milionë euro

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 22:58

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka.


    Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

    Islamaj nëpëmjet një postimi në Facebook tregoi se qyteti i Prizrenit ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të paaftësisë për të qeverisur.

    Ky është postimi i plotë i Islamajt:

    Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.

    Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.

    Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!