Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot rreth orës 15:00, do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Fjala është për ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, dhe ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të miratuara në Kuvend me votat e VV-së, javën që shkoi përkundër kritikave të BE-së dhe Këshillit të Evropës për përmbajtjen e këtyre ligjeve, raporton gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, partia më e madhe opozitare ka paralajmëruar se në Gjykatën Kushtetuese do ta dërgojë edhe ndryshimet në statutin e Universitetit të Prishtinës, që sipas PDK-së bashkë me dy ligjet e lartë përmendura përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias.
Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamebtar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media në ora 15:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.