×
  • Lajme
  • Lajme / Njëra në seli të partisë, tjetra në Kuvend

    PDK dhe AAK mbajnë sot konferenca për media, s’bëhet e ditur arsyeja

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 8:20

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndaras, sot do të mbajnë konferenca për media.

    Konferenca e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    “Sot me fillim nga ora 11:00, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë konferencë për medie. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

    Ndërsa, PDK do t’u drejtohet mediave nga selia qendrore e partisë me fillim prej orës 13:00.

    “Partia Demokratike e Kosovës mban sot (e enjte) Konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Nuk është bërë e ditur arsyeja nga asnjëra palë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!