×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dhe LDK kundër shkarkimit të bordit të RTK-së: Vetëvendosje po tenton të kapë Televizonin Publik

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 11:03

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar Rekomandimet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).


    Anëtarët e komisionit nga opozita e kanë kundërshtuar shkarkimin e komisionit, duhet e quajtur vendim politik.

    Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka thënë se shkarkimi nuk duhet të bëhet për çështje politike.

    “Rekomandimi imi është që mos të iniciohet një shkarkim i tillë për arsye politike. Mbetet në kompetencën e deputetëve që të vendosim për një shkarkim të tillë. Mediumi i RTK-së ka ngecje të mëdha por të gjeturat nuk kanë qenë aq evidente për një shkarkim të tillë. Ka mangësi në RTK sidomos në raportimin lidhur me buxhetin. E shohim që ka vullnet për shkarkim, ne e dimë që këto po bëhen për çështje politike”, ka deklaruar Lushtaku.

    Agim Veliu ka thënë se me zgjedhjen e bordit të ri po tentohet të kapet RTK-ja nga Vetëvendosje.

    “Për mendimi tim nuk është bërë një vlerësim i duhur i Bordit. Ky rekomandim është tërësisht poltik me qëllim të kapjes së një mediumi që duhet të jetë i pavarur”.“Rekomandimit e Komisionit nuk janë bindëse. Është tërësisht një veprim politik. Ju e keni shumicën mund ta bëni por për mua kjo formë është e papranueshme

    Ai tha se bordi i ri do të zgjedhet vetëm nga një parti.

    “Është dashur të bëhet një vlerësim për secilin. Do të jetë bord politik, një partiak, këtë mundësi e keni, këtë mund ta bëni”, ka thënë Veliu, shkruan reporteri.net.

    Kurse kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë rekomandimet e Komisionit për Buxhet japim mjaftë detaje dhe tregojnë që Bordi i RTK-së ka shkelur nenin 28 e 29 të Ligjit. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!