×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK distancohet nga intervista e fundit e Lirak Çelajt: Flet në emer të vet, jo të partisë

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 21:17

    Partia Demokratike është distancuar nga një intervitë televizive e anëtarit të saj Lirak Çelaj.


    Nëpërmjet një komunikate për media PDK ka thënë se ai flet vetëm në emërin e tij personal dhe jo të kësaj partie.

    “Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!