×
  • Lajme
  • Lajme / Shërbimi i Jashtëm

    PDK dorëzon nesër në Prokurorinë Speciale kërkesë për hetim të MPJD-së

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 22:10

    Partia Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale.

    Këtë e bëri të ditur deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

    “Nesër më 15 nëntor do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës’”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!