Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, ka bërë të ditur se kjo parti do të marrin qëndrim në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie. Ajo tha se në ora 11:00 do të mbajnë mbledhje të grupit parlamentar.
“Ende nuk jem dakorduar, tani e kemi takimin në ora 11 me Grupin Parlamentar dhe do të marrim një vendim”, tha Musliu –Shoshi para mediave.
Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të martën, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.
Në këtë seancë duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.