×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    PDK-ja lëshoi seancën, Mërgim Lushtaku i vetëm qëndroi në sallë

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 13:00

    Edhe seanca  e sotme për konstituimin e Kuvendit, u ndërpre pasi  që deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, duke abstenuar në votim.

    Të gjithë deputetët e PDK-së, u panë duke dalë menjëherë nga salla, por jo edhe Mërgim Lushtaku. Ai qëndroi në sallë, derisa në një moment u pa edhe shefi i grupit parlamentar, Arian Tahiri duke e “lutur” të dalë nga salla.

    Për këtë çështje u pyet edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, i cili para mediave tha se nuk i di arsyet se Lsuhtaku qëndroi në sallë.

    Hamza  po ashtu tha se nuk do të marrin pjesë më në asnjë seancë, teksa paralajmëroi se rastin do ta dërgojnë në Kushtetuese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!