×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja mohon se po futet në Qeverinë e Hotit

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 17:32

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, është përgjigjur për raportimet se partia e tij po kërkon dy ministri për të hyrë në Qeverinë Hoti.


    Në një konferencë për media, ai tha se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojnë në opozitë për, siç thotë Ismaili, “t’i shërbejnë popullit”, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk janë të vërteta, janë lajme që nuk kanë asnjë bazë. Do të jemi një opozitë në shërbim të popullit”, tha Ismajli.

    Ky deklarim i partisë së Veselit vije pas raportimeve se po negociohet zgjerimi i koalicionit, ku PDK-ja thuhej se do t’i merrte 2 ministri dhe presidentin në shkurt.

    Sidoqoftë, as LDK-ja nuk ka folur konkretisht për zgjerim të koalicionit, ndonëse Isa Mustafa i hoqi vijat e kuqe për PDK-së.

    Ndërkohë, partneri tjetër i koalcionit, Ramush Haradinaj, ia ka hapur derën sot partisë së Veselit, të cilët i ftoi në Qeveri./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!