×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    PDK kërkon debat parlamentar për “koordinimin” e shefes së grupit parlamentar të VV-së me Radoiçiqin

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 12:09

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar për  bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin në Banjskë.

    Opozita e ka cilësuar tradhti kombëtare, siç thanë ata koordinimin e pushtetit me Radoiçiqin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Seanca ka vazhduar me përplasje të shumta teksa në foltore doli edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Kusari-Lila doli në foltore duke thënë se audio-incizimi i publikuar dje është tërësisht i fabrikuar. Ajo akuzoi opozitën se po i mungon Lista Serbe, që siç tha nuk është këtu qe “28 muaj”.

    Teksa po fliste asaj iu vendos një shirit i verdhë ku shkruante “danger” apo rrezik.. Shiritin e vendosi deputeti Haki-Abazi.

    “Aq shumë po ju pengojnë se nuk janë këtu qe 28 muaj dhe i thirrni bashkëpunëtorë, bashkëpronarë. Kjo çka ka ndodh dje është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizitu Radoçiqin e kush ka pasë biznese me të. Linçimet, sjelljet e ulta kanë me shku bashkë me juve siç keni me shku në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Kusari-Lila në foltoren e Kuvendit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!