Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në takimin e presidentit me partitë politike ka thënë se në një situatë të tillë pandemike, nuk mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, por as nuk mund të lejohet që kjo qeveri të vazhdojë punën, shkruan Reporteri.
Veseli ka thënë se fajtorë për situatën politike në vend janë VV dhe LDK të cilat në vend se të qeverisnin, e futën vendin në një kaos të tillë, shkruan Reporteri.
Ai edhe një herë ka konfirmuar se PDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë, dhe se zgjedhjet e reja duhet të mbahen kur të krijohen rrethanat e përshtatshme.
“Situata në Republikën e Kos është e pazakontë sepse është shkaktuar nga ata që do të duhej të qeverisnin. Kemi një acarim të jashtëzakonshëm politik për përfitim edhe në këtë situatë që është e rëndë për vendin. Dhe kjo vjen nga VV dhe LDK. Qeveria në largim e ka bllokuar vetveten por edhe Kosovën. Të gjitha masat që i ka ndërmarrë o kanë shkelje ligjore, që nga ndarja e parave për të treguar se babadimri ka ardhur në Kosovë dhe po u jep dhuratat, emërimet janë të paligjshme, ashtu edhe shkarkimet. Ku ka turp më të madh sesa për një ekuivalencë monetare ta turpërojmë popullin për 1000 teste. Jemi të gatshëm ti dalim zot cdo qytetari. Veri e jug, perëndim e lindje Kosova është një. Kemi një situatë reale, edhe nëse duam në zgjedhje nuk mund të shkojmë, por edhe nëse duam nuk mund ta lëmë këtë Qeveri. Në këtë situatë ju president e keni mandatin kushtetues deri ditën sa jeni në mandat. Jujeni guardian i Kushtetutës dhe duhet ti jepni zgjidhje kësaj situate. PDK duhet të jetë opozitë, nuk pranon ftesa nga këta që kanë shkuar e as këta që do të vijnë”, u shpreh Veseli.