Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku duke folur për alarmin e rrejshëm për bombë tha se institucioni më i lartë i vendit u turpërua sot, dhe përtej kësaj u shkaktua frikë e panik anekënd.
“Sot të gjithë ishim dëshmitar të një situate që shkaktoi panik, por në të njëjtën kohë shpërfaqi dështimin e skajshëm të mekanizmave të sektorit të sigurisë në këtë vend nga qeveria e mëparshme.
Si është e mundur që institucioni më i lartë në vend është turpëruar në formën çfarë u turpërua sot, dhe përtej turpit shkaktuan frikë e panik anekënd. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë. Nuk do të lejojmë që të rrënohet diçka që e kemi ndërtuar me shumë sakrificë”, tha Çitaku. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.