×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mblidhet në ora 16:00, zgjedh Kryesinë e re

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 10:00

    Partia Demokratike e Kosovës sot nga ora 16:00 do të mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” deputeti i PDK-së, Bedri Hamza.

    “Po sot nga ora 16:00 e kam marrë ftesën për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues ku do të zgjedhet Kryesia e re e partisë”, ka thënë Hamza për Reporterin.

    Poashtu përveç përbërjes së kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

    Sipas statutit të Partisë Demokratike të Kosovës, Këshilli Drejtues i kësaj partie ka 150 anëtarë të zgjedhur dhe kryetarin, anëtarët ex-office dhe nga një anëtar nga secili shtet ku kanë degë të mërgatës. Anëtarë ex-offfice janë: kryetari i RDK-së dhe kryetarja e GDK-së, shkruan Telegrafi.

    Në statutin e PDK-së, neni 46 thuhet “Kryesia përbëhet nga kryetari, 3 nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, 8 sekretarë dhe anëtarët e tjerë. Mandati i Kryesisë është 4 vjeçar, ashtu siç është e përcaktuar me anë të këtij Statuti”

    Kurse në nenin 47 ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë thuhet se “Anëtarët/et e kryesisë zgjedhjen nga Këshilli Drejtues. Anëtarët/et propozohen nga Kryetari i Partisë dhe votohen në pako nga Këshilli Drejtues. Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet me votim të hapur, përveç se kur KD vendos ndryshe. Konsiderohen të zgjedhur ata kandidatë që kanë fituar shumicën e votave”.

    Kujtojmë se me 3 korrik, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i PDK-së me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

    Kryetari akutal i PDK-së ka paralajmëruar risi në përbërjen e re të kryesisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!