×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Nuk bëhemi pjesë e Qeverisë Hoti, mbesim në opozitë

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 13:46

    Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe se do të vazhdojnë të mbesin në opozitë.


    Këto deklarata i ka bërë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.

    Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së, mbetet po ai i njëjti i muajve më parë dhe se në strukturuat e partisë nuk është diskutuar përfshirja në Qeverinë Hoti.

    “Ne si PDK e kem qëndrimin që e kemi pasur para disa muajsh që ne mbesim në opozitë dhe deri më tani as organet e partisë e as grupi parlamentar i PDK-së nuk kanë diskutuar për përfshirje në qeveri. Pra, PDK-ja mbetet në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!