Partia Demokratike ka apeluar për të votuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh. Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Por për shkak të një rezolute tjetër të cilën sot PDK-ja e ka propozuar, ajo nuk u fut në rend dite, kështu që kjo parti e ka tërhequr propozimin për pakon emergjente.
Tutje PDK dhe subjektet e tjera të pranishme nuk arritën të merren vesh për këtë mocion dhe rrjedhimisht PDK vendosi që ta tërheq edhe pikën e saj të propozuar për sot e që ishte votimi i një pakoje të re me anë të së cilave do të ndihmoheshin bizneset kosovare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.