×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Vrasja e dyfishtë në Pejë nuk ka lidhje me politikë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 13:34

    Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku pas një përleshje, me armë janë vrarë mes vete kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj, konfirmohet se nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.


    Anëtari i kryesisë qendrore të PDK-së, Muhamet Haliti që njëherësh është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka folur sot për KosovaPress.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadrijaj për rastin tragjik, ndërsa ka theksuar se nga informatat e deritashme ngjarja nuk ka asnjë lidhje politike apo partiake.

    “Së pari iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të Astritit e Blerandit. Nga ato që dihen deri tash, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje. Kërkojmë që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike”, ka thënë Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!