×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Peci i bindur se partitë e tjera do të lëshojnë pe për kryetarin e Kuvendit

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 16:58

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Faton Peci është shprehur optimist se grupet parlamentare për pak ditë do të lëshojnë pe dhe do ta votojnë kryetarin e Kuvendit.

    “Kompromisi është i gatshëm. Nuk duhet me pas vonesë sikurse ka pasur në certifikimin e mandateve. Është e përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë  rast që është Lëvizja Vetëvendosje.  Kjo është rruga e vetme dhe jam i bindur sikurse janë tërhequr pas katër ditëve për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodhë edhe për kryetarin e Kuvendit.”, tha ai.

    Sot për të katërtën herë është ndërprerë seanca e Kuvendit, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!