×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci i përgjigjet Mustafës: Isë ora politike të është ndalur, më mirë ishe ndi nën kryetarllëkun e Thaçit por ai s’është më

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 21:04

    Kandidati për deputet nga Lista Vjosa, Faton Peci, ka reaguar pas kritikave të kreut të ish-partisë së tij, Isa Mustafa, ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Mustafa nga ambicia e sëmurë për të marrë postin e presidentit do t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe do ta shkatërrojë një parti me traditë si LDK, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Peci ka thënë se e kupton ndjesinë e Mustafës dhe thotë se ky i fundit më mirë do të ndihej nën kryetarllëkun e ish-presidentit Hashim Thaçi, por thotë që ai më nuk është dhe s’kanë ç’të bëjnë për këtë fakt.

    Sipas Pecit, ora politike e Isa Mustafës është ndalur dhe po vijnë kohë të tjera. Ai shton se Vjosa Osmani është përfaqësuese e denjë në krye të shtetit.

    Tutje ai ia përmend Mustafës edhe çështjen e dosjeve në prokurori.

    Kujtojmë se Mustafa tha se pas kërcënimeve të Osmanit ndaj KQZ-së, ajo nuk meriton që të jetë në Presidencë as edhe një orë më shumë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Tashmë është e ditur se ambicia e sëmurë për ta marrë postin e presidentit ka bërë që z.Mustafa t’i polarizojë skajshmërisht partitë dhe ta shkatërroj një parti me traditë (LDK), vetëm për të qenë president.

    Për fatin e mirë të Kosovës janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do të jetë president e kush kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Koha e skemave të manipulimit, diferencimit dhe marrjes së pozicioneve përmes devijimit të vullnetit qytetar tashmë ka marrë fund. Prandaj, mendimi juaj dhe pesha juaj politike për ta përcaktuar se kush do të jetë president dhe kryeministër i takon së kaluarës. E kuptoj ndjesinë tënde. Më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

    Sa për ta kthjelluar kujtesën tuaj, institucionin e presidencës e ka mbrojtur zonja Osmani, teksa ti ke synuar dhe ëndërron ta marrësh postin e presidentit me pazare politike.

    Zonja Osmani e ka mbrojtur integritetin e një institucioni të pavarur për të cilin ju dhe të tjerët duan ta shkatërrojnë me themel.

    Isë, ora politike të është ndalur. Kohë të tjera po vijnë. Kosova nuk është pazar dhe postet nuk janë në shitje. Zonja Osmani është përfaqësuese e denj në krye të shtetit. Ajo guxon, nuk ka dosje, ka vendosmëri e konsistencë. E ardhmja u takon vetëm atyre që kanë parime e guxojnë!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!