×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci përmendi “diskutimet e vazhdueshme” me Nismën, Limaj: S’kemi marrëveshje me askënd

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 11:25

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd sa i përket formimit të institucioneve të reja. Në votimin e sotëm për propozimin e VV’së për Kryetare Kuvendi, deputetët e kësaj partie, sikur edhe herat e kaluara, kanë abstenuar, shkruan Reporteri.net.

    Deklarata e tij vjen pasi deputeti i VV’së, Faton Peci, tha se kanë diskutime të vazhdueshme me këtë parti në mënyrë që t’i sigurojnë numrat.

    “Nuk kemi marrëveshje, siç e dini, këto punë bëhen përmes marrëveshjeve politike, na nuk kemi marrëveshje me askënd”, ka deklaruar Limaj.

    Ndryshe, Peci ka konfirmuar se ka diskutime të vazhdueshme me Nismën Socialdemokrate për t’i siguruar votat për formimin e institucioneve.

    Ai ka thënë se përkrahja e Nismës, do të nënkuptonte krijimin e një shumicë shqiptare.

    “Unë e di që ka diskutime të vazhdueshme. Përkrahja eventuale e Nismës për koalicionin tonë nënkupton që bëhet shumica shqiptare”, ka deklaruar Peci para gazetarëve.

    Ai tha se nëse dështon formimi i institucioneve, opsioni tjetër janë zgjedhjet.

    “Ose i themelojmë institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Peci./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!