Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se është i përkushtuar që ligjin për duhanin ta përmbushë çdo ditë e në çdo segment.
Peci tha se do ta çrrënjosë prijën e duhanit nëpër hapësirat e brendshme, teksa shtoi se ai përfaqëso ligjin.
“Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, tha Peci, transmeton Klankosova.
Tutje, ai tha se “dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë ‘trim’, gjetiu e bën të njëjtën gjë”.
“Esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri”, tha Peci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.