×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Peci viziton një fermer në Mamushë: Investimi në bujqësi ka shtuar eksportet e lakrës

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 16:04

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Erbin Mazreku nga Mamusha, i cili ka përfituar një grant për ndërtimin e serrës dhe kultivimin e 60 mijë fidaneve të lakrës, shkruan Reporteri.net

    Rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor, sipas Pecit, nga 122,539 € në vitin 2019 në 991,397 € në vitin 2024, dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët dhe investimin në bujqësi si çelësi për një ekonomi të qëndrueshme.

    Postimi i tij i plotë:

    📍Nga toka e bekuar e Mamushës, për begatinë e Kosovës, me prodhime të freskëta në tryezat tona në muajin e sakrificës!

    🇽🇰 Rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët.

    🥬 Këtë e vërteton edhe Erbin Mazreku nga Mamusha, të cilin e vizitova sot. Ai është përfitues i grantit për ndërtimin e serrës 21 ari, ku kultivon 60 mijë fidanë lakre “Protor” dhe punon 10 hektarë të tjerë me patate e kultura të tjera. Në total, ai ka 1 hektar e 18 ari sera.📈 Rezultatet flasin vetë:

    Në vitin 2019, eksporti i lakrave nga Kosova ishte 122,539 €, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 991,397 €.

    🙏 Ky sukses tregon se investimi në bujqësi është çelësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe një të ardhme më të begatë për Kosovën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!