×
  • Lajme
  • Lajme

    Peja zonë karantinë, Muhaxheri thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 8:33

    Komuna e Pejës mbrëmë është shpallur zonë e karantinuar, si masë preventive ndaj coronavirusit.


    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facbook, ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.

    “Peja prej sonte hyn në karantinë. Ju bëjmë thirrje për qetësi, duke mos daluar nga shtëpitë tuaja, mbani higjienën tuaj më shumë se asnjëherë, dhe respektoni udhëzimet që u janë dhënë me ditë të tëra. Situata po vështirësohet, por së bashku do ja dalim. Shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Muhaxheri.

    https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/1624420944376004?__xts__%5B0%5D=68.ARCkyI7ox_s6Kkkzd3hLEGmt_mOWGY79CpkvEAslo_-ok6JBYeE6vz9TtncV4qKc685URPMRn9EU7sWiyaa3LP0bjBdC2Gt3gWNXYX_4h9lQmIuEllNoTR4M7QH3KCQ7CNWIU2MGrum316AU-_T_D0f3GEa0HQMzOjTw61Y4Ji6xf09fHLjdHubG2moxka3hwJAvtSp_X2FYN2Sj5WVmxNv8-0Pk-WJYxF-9J1REF1ZPEq8AhqwhMrJnyTJ11M-16SVKAEHxou6c-EWxkGf9WjVtud-K7EXAbikcM7KbbldOS-EPs6ihTQ6W_lAe2wwPccAdtx9yo7TFMH78Tvm0nwRgRbIfyI06t1F5_Bby4urTVC5RaiuFQHd_jROypVYqDZeZS457w21GRLw6wQsp2KqLGtk1rRLH8tzZ3ypqRi91dIbTMkTuw1UXrpa3G37kcpBqZn421T19xNJRlHuvB9nDngIcuKlLcwAPXFKi8f93OPKTqd1NA7gI2A&__tn__=-R

    Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendimi për karantinë erdhi për shkak se banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me COVID-19. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!