Në 24-orët e fundit policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje.
Në raportin ditor të PK-së, thuhet se këta burra kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj grave të tyre.
Madje në një rast në Gjakovë, raportohet se gruaja vazhdimisht është sulmuar nga burri i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor teksa viktima me dëshirë është kthyer në shtëpinë e saj.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Prishtinë 23.08.2021 – 22:00-23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dragash 24.08.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, deri në këndellje e më pas është dërguar në mbajtje.
Deçan 24.08.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.