Autor: Xhezair Dashi
Jo fantazmë e Botës Serbe, por anëtare e Bashkimit Evropian.
Ishte kjo një brohoritje e madhe e protestës së tretë masive të qytetarëve malazias para Kuvendit Kombëtar në Podgoricë.
Protestuesit sërish artikuluan kërkesat që burojnë nga pakënaqësitë, për tashmë më shumë se një muaj, të ngërçit institucional.
Për ta koncentruar përfundimisht pakënaqësinë qytetare, ishte amandamentimi kontraverz i Ligjit për Presidentit, ku blloku pro-rus dhe pro-serb i Frontit Demokratik, synoi t’i merr disa autoritete kushtetuese institucionit të Presidentit të vendit.
Kjo, duke ia marrur ekskluzivitetin e caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë.
Kërkesa boshtore e protestuesve është kthimi mbrapsht i këtij ligji, e cila pason në kërkesat për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
“Jemi mbledhur këtu të themi qartë se Mali i Zi s’është e as s’ka qenë kurrë në shitje. Ka dhe do të ketë gjithmonë shumë prej nesh që do ta mbrojmë çdo centimetër të atdheut. Krejt që jemi mbledhur këtu shtet tjetër nuk jemi, dhe duhet të themi që s’i puthim as zingjirët e as drynjt e askujt”.
“Mali i Zi nuk ka alternativë. Mali i Zi duhet të marrë hapin e sigurt në familjen evropiane e të ruajë karakterin qytetar të saj”, ka thënë deputeti i DPS-së, Nermin Abdiç gjatë protestës.
Një mesazh që jehoi në këto protesta ishte i drejtuar ndaj kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviç. Protestuesit e vlerësuan atë në funskion të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Blloku pro-serb e pro-rus i Frontit Demokratik, me rezultatin zgjedhor të gushtit të vitit 2020, ka pasur dy qeveri, që të dyja të rrëzuara, e me një të tretë që po provon ta bëjë bazuar në rezultatin e njëjtë.
Kjo gjë s’po bëhet, njëjtë siç nuk po bëhet as shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Mali i Zi po qëndron në një limbo. As qeveri të re, as zgjedhje të reja.
Çfarë amandemtimi bëri DF-ja pro-serbe?
Presidenti i Malit të Zi, muajin e kalluar, priti 31 ditë për konsultime dhe konfirmimin e nënshkrimeve të nevojshme për formimin e qeverisë së re, që mazhoranca e vjetër/re parlamentare ia dërgoi vetëm pas 32 ditësh.
31 ditëshi është afati kushtetues që Presidenti i Malit të Zi të jep mandatarin.
Fronti-Demokratik, i cili refuzoi madje t’i shkojë edhe në takim, pretendon ndryshe.
Amandamentimi kontraverz që këta të fundit bënë në këtë ligj është në shqyrtim nga Komisioni i Venecias.
Partitë sovraniste malaziase, me në krye presidentin Millo Gjukanoviç, e kanë përshkruar atë si grusht shteti kushtetues.
Kronologjia e ngjarjeve
Rrëzimi i qeverisë së Abazoviç si kalim prej një krize në një tjetër
Dritan Abazoviç u rrëzua në parlament për “braktisje të agjendës evropiane” dhe “shtyrje para të agjendës së Kishës Ortodokse Serbe”.
Në rend të parë për shkak të marrëveshjes së nënshkruar “incognito” me KOS-në, pa prani mediale e pa paralajmërim.
DPS-ja e Gjukanoviçit, partia me numrin më të madh të deputetëve, ndonëse në opozitë, e cila edhe fillimisht ia kishte siguruar mandatin Abazoviç, e rrëzoi atë me ta nënshkruar këtë marrëveshje.
Pas rënies së tij, mazhoranca e vjetër, ku Abazoviç ishte zv/kryeministër, provuan të rigurpohen. Për këtë gjë, u duheshin 41 nënshrkime në një afat prej 31 ditësh. Vetëm pas 32 ditëve ata thanë se i kanë nënshkrimet. Megjithatë, Presidenti Millo Gjukanoviç, tha se afati kushtetues kishte kaluar, dhe se duhej shpallur zgjedhjet e parakohshme.
Kjo çoi deri në amandamentimin kontraverz të ligjit për presidentin nga blloku pro-serb, dhe e cila e thelloi edhe më tej krizën institucionale në vend, dhe e cila shkëndijoi protestat masive në Podgoricë./Reporteri.net/