Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se për herë të parë, pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Mehaj, ka thënë se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosovë –Shqipëri, është interes jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
“Me ministrin Peleshi, jemi pajtuar që nivelin e bashkëpunimit ta thellojmë dhe konkretizojmë në veprime konkrete dhe jemi në rrugë të mbarë të realizojmë planin tonë të bashkëpunimit bilateral.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosovë –Shqipëri, është interes jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Vazhdojmë me lajme të mira!
Në kuadër të realizimit të bashkëpunimit të mbrojtjes me Republikën e Shqipërisë, për herë të parë, pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Studentët tanë, së bashku me kolegët e tyre, vëllezër e motra studentë nga Republika e Shqipërisë, do të ndjekin studimet në nivelin e studimeve bachelor, në programin e Shkencave Ushtarake.
Me ministrin Peleshi, jemi pajtuar që nivelin e bashkëpunimit ta thellojmë dhe konkretizojmë në veprime konkrete dhe jemi në rrugë të mbarë të realizojmë planin tonë të bashkëpunimit bilateral.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosovë –Shqipëri, është interes jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.