×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar një president francez viziton Shqipërinë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 14:11
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

    Shqipëria e gjeti veten qendër të pritjes së 27 liderëve të bashkësisë evropiane dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor, duke u bërë kështu vendi i parë ku një Samit i BE-së mbahet në rajon.

    Në Tiranë gravituan liderët evropianë, ku u pritën nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

    Posaçërisht i lumtur u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron i cili jo vetëm vetiu vjen për herë të parë në Tiranë, por vetë një President i Francës.

    Francën, të cilën historikisht e ka karakterizuar njëfarë ngurrimi kundrejt shtetit të Shqipërisë, vetëm kohëve të fundit është lëshuar në përqafim të plotë të perspektivës së kësaj të fundit. Veçanërisht që nga dhënja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Prej mbështetjes së thjesht një Republike autonomie të rajonit të Korçës e në avokimin për më pak territor në shpalljen e Pavarsësisë së Shqipërisë më 1912, sot Franca dhe Shqipëria janë në Aleancën e përbashkët të sigurisë së NATO-s e për ta gjetur në të ardhmen veten brenda një organizate të përbashkët politike, përkatësisht në Bashkimin Evropian.

    Ndryshe nga Jugosllavia dhe Rumania, Franca Shqipërinë asokohe e shihte të varfër, të pazhvilluar, me shtetësi të pastrukturuar e pa stabilitet, dhe me një ushtri joefikase e të parmatosur.

    Çka është megjithatë interesante është se Franca është i vetmi shtet me të cilin Shqipëria Komuniste mbante marrëdhënie dhe shkëmbime.

    110 vite më vonë, hesapet janë tjera.

    “Bashkimi Evorpian s’do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, është tani fraza më e prodhuar në samitet evropiane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!