×
  • Lajme
  • Lajme

    Për Kurtin i kryer koalicioni me LDK-në: Ky është fillimi i qeverisjes

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 12:39

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani.


    Ndërsa po shkonte në hotelin ku do të mbahej takimi, kreu i VV-së tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.

    “Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

    Kurse në vendin ku mbahet takimi më herët se Kurti kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

    Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!