×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një ditë, Policia sekuestroi pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 21:20

    Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur, se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika).

    “Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka bërë të ditur Policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!