Brenda pesë ditëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 59 persona si pasojë e coronavirusit.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 963, shkruan Reporteri.net.
Gjatë ditës së djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit.
29 vjeçarja ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Të enjten e 26 nëntorit u raportua për 775 raste të reja me COVID-19 dhe për vdekjen e 15 personave si shkak i këtij virusi.
E në orët e pasdites së të enjtes, u bë e ditur edhe për vdekjen e gruas shtatzënë.
Kujtojmë që IKPSHK, publikon çdo ditë raportin 24 orësh me të dhënat e të infektuarve, të vdekurve dhe të shëruarave nga COVID-19. /Reporteri.net