×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të koronavirusit, KGJK kufizon përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:06

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten, ku është diskutuar për masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale, pandeminë globale koronavirus (COVID-19), ka marrë vendim të kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku.


    Në komunikatën e KGJK-së, thuhet se kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku, në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, sipas vlerësimit të kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarit të çështjes.

    Tutje, KGJK ka vendosur që në objektet e gjykatave të shmanget prania e publikut.
    Gjithashtu, sipas KGJK-së, njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar tek mbikëqyrësi.

    “Ky kufizim do të zgjasë deri më datë 27 mars 2020, përveç nëse vendoset ndryshe.”, thuhet në komunikatën e tyre.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 11 mars, ndër të tjera ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet publike dhe jopublike të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut si: ngjarje sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!