×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të mungesës së planit hapësinor në “Bjeshkët e Nemuna”, s’legalizohen mijëra objekte

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 8:08

    Mijëra objekte të ndërtuara në 14 fshatrat e trevës së Rugovës pa leje e pa pëlqim apo kushte ndërtimi nuk parashihen të legalizohen me Ligjin aktual të legalizimit.


    Kjo për shkak se ende mungon plani hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, brenda të cilit gjendet Rugova prej vitit 2012, kur është miratuar Ligji për këtë park, raporton KOHA.

    Pa këtë plan nuk mund të aplikohet as për leje ndërtimi e as për legalizim të ndërtimeve pa leje, pavarësisht se, siç tregojnë në Komunë, ka interesim të qytetarëve që të pajisen me leje ndërtimi.

    Mungesa e planit hapësinor ka ndikuar që rugovasit, që nga shpallja e parkut, të mos përfitojnë as grande që ndan Qeveria e Kosovës për mbështetje të zhvillimit, ngase edhe nëse ju ndahet, ata e humbin për shkak se nuk ju lëshohet leja e ndërtimit.

    Draft-plani hapësinor është hartuar në vitet 2013-2014 nga Instituti për Planifikim Hapësinor, dhe prej vitit 2014 e deri më sot ky draft-dokument me rëndësi jetike për trevën e Rugovës nuk është miratuar. Shkak për të ka qenë edhe demarkacioni me Malin e Zi.

    Mungesa e planit e ka izoluar Rugovën dhe asaj ia ka mohuar shumë projekte, për këtë banorët po kërkojnë të largohen nga zona e Parkut Kombëtar, kundër të cilit kanë qenë që nga fillimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!