Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se po kryhen punime në rrugën Brezovicë-Prevallë. Për këtë arsye,qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është ndërprerë tërësisht.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon publikun se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është ndërprerë tërësisht dhe se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj.
“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht. Punimet do të vazhdojnë deri me 2 maj 2020”, theksohet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.