×
  • Lajme
  • Lajme

    Përçarje në LDK-në e Podujevës, 27 kryetarë të nëndegëve japin dorëheqje

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 19:03

    Përçarjet në partinë e dytë më të votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë s’kanë të ndalur edhe pas zgjedhjeve të brendshme.


    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, assesi nuk është duke u “rehatuar”. Së fundi kanë nisur pakënaqësi ndaj kryetarit të kësaj dege, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu.

    Siç mëson portali, 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje ndaj pakënaqësive kundrejt Veliut.

    Burime të Llapi.info brenda LDK-së, bëjnë të ditur se disa prej tyre që kanë dhënë dorëheqje janë nga fshati Siboc dhe Dumnicë.

    Në lidhje me këtë, Llapi.info ka kontaktuar me nënkryetarin dhe zyrtarin e LDK-së, Nexhmi Rudari, i cili tha se për këtë çështje s’është në dijeni.

    “Tani prej juve po dëgjoj. Nëse kish pas do ta mbahej menjëherë mbledhja e kryesisë”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, burimet nga brenda LDK-së (mirë të informuar), thonë se deri më tani 27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre.

    Ndryshe, më 1 korrik të këtij viti, Agim Veliu u rizgjodh kryetar i LDK-së në Podujevë, i cili në garë kishte qenë i vetëm.

    Duhet përkujtuar se zgjedhjet brenda LDK-së të mbajtura në këtë vit kanë kaluar me incidente të shumta, derisa në disa degë ka pasur edhe rrahje mes zyrtarëve të kësaj partie./Llapi.info

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!