×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Përditësohen rezultatet e votave me postë: Bie pak VV-ja, rritje e lehtë e LDK-së e PDK-së

    Reporteri
    02 Mars 2025 | 17:41

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora në ora 15:34.

    Deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej, shkruan Reporteri.net.

    Nga përditësimi i fundit i bërë mbrëmë, ka rënë pak Vetëvendosje, kurse ka një ngritje të lehtë për LDK-në e PDK-në.

    Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.74% apo 8360 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës 8.12% apo 2283 vota.

    AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.76 sa ishte mbrëmë sot është në 4.15%.

     

    Në përditësimin e bërë mbrëmë Vetëvendosje ishte e para  me 52.14 për qind, LDK e dyta me 28.40 për qind, PDK e treta me 7.94%, kurse AAK-NISMA me 4.76%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!